| Te nderuar vizitore te faqes "Kaēaniku online" dhe sidomos ju qe keni marre pjese ne shkrimet-debatin me nofken « Xhabir Zharku »,dua te ju njoftoje se,qysh me 15 Prill 2010 i kam shkruar Kryetarit te Komunes se Kaēanikut,per te konfirmuar autoresin e shkrimeve,te cilat i keni lexuar dhe mund t'i lexoni edhe me tutje,ne librin e vizitoreve te "Kaēaniku online" me autor Xhabir Zharku.
Kerkesa per konfirmim i eshte derguar ne e-mailin zyrtar,si dhe ne dy e-maila privat te vete Kryetarit te Komunes se Kaēanikut.
Me poshte mund te lexoni shkrimin,kerkesen per konfirmim derguar nga une:
From: "Remzi Reka"
To: ,
,
I nderuari Kryetar ,
Ne librin e vizitorve te faqes Kaēaniku Online http://www.kacaniku.be eshte duke shkruar dikush ose jeni ju vet , une nuk mund ta dije jeni me te vertet ju apo dikush eshte duke postuar shkrime ne emrin tend ?
Per shkak te korrektesis ndaj juve dhe vizitorve te faqes me nevojitet konfirmimi i ketij e-maili d.m.th. nese jeni duke shkruar me te vertet ju ateher shkrimet do ti le te paprekura,nese jo,atehere mbrenda dy tri diteve do ti fshij ato dhe do te konsideroj qe dikush tjeter ka keqeperdor emrin tend per arsye te panjohura per mua dhe do ta beje publike qe emri yt eshte keqeperdor ne librin e vizitorve.
Me nderime
Remzi Reka
Administratori i faqes
Qe nga 15 Prilli i keti viti e deri ne kete moment kur po e postoj kete shkrim,une nuk kam marre kurrfare pergjigje-komfirmimi nga Kryetari i Komunes,andaj edhe pse thuhet se "heshtja eshte miratim",prap se prape konsideroj se,shkrimet ne librin e vizitoreve,e te postuara ne emrin e Xhabir Zharkut,ka munde ti bej dikush tjeter ( avokati i tij virtual! )
Per kete shkak,duke respektuar rregullat e Bonton-it-Miresjellje gjate komunikimit,tashti po i drejtohem avokatit virtual* te Xhabir Zharkut me kete pergjigje,ndaj shkrimit te tij tė postuar me: (At 04/15/2010 - 01:41 hours an entry was entered in your guestbook with the IP: 82.114.68.146)
*(per (mos)kuptimin e fjales virtual,konsultoni enciklopedine elektronike winkpedia)
"Sulmi eshte mbrojtja me e mire" (besoj qe kte e din te gjithe !),prandaj pikerisht kjo eshte arsyeja se,perse po e sulmon kete faqe.
Ti si duket po mundohesh qe me shkrimet e tua nepermjet kesaj faqe elektronike,te provokosh vizitoret per te reaguar me shkrime ofenduese e banale e deri tek "kercenimi likuidues" kundrejt klientit t'uaj ( a nuk thua vete se keso gjera u duhen ekperteve hetues ne shkrimin e 15 prillit!!?),dhe qe me pastaj po te njejtat shkrime nga vizitoret e librit t'i perdoresh si fakte "mbrojtese" per klientin t'uaj te cilin do t'a paraqitesh si te kercnuar e jo si kercnues,sikurse qendron ne aktakuzen e ngritur kunder klinetit t'uaj (lexo:Kaēanik 3 Nentor Koha Ditore).
Ani pse nuk e njoh personalisht,(por gjate qendrimit tim ne Kaēanik "bombardohem" me rrefime ne te cilat klienti juaj eshte akteri kryesor) prap se prap per klientin tuaj kam nje konsiderate per menyren se si sillet me rivalet-kundershtaret e tij politik,sepse eshte i pasur,trim dhe shume dinak,qe per mendimin tim jane tri komponente qe duhet t'i kete dikushi qe mirret me politike sot ne Kosove,derisa ne futboll luhet me kembe,ne basketboll me duar,ne politike suksesi arrihet me dinakeri qe don te thote se, je aq i sukseshem sa je edhe dinak.
Sa i perket akuzave,ku ne njeren aludon per likuidim fizik te klientit t'uaj ne librin e vizitoreve,ti behesh shume kunderthenes,sepse ne po ato shkrime ku ti e paraqet klientin tend si "te friksuar nga kercnimi fizik",ne po te njetat shkrime (13 Prill) klientin tend e paraqet si trim dhe thua se nuk e ka problem se ēka thone te tjeret dhe se i vjen keq qe njerezit humbin kohe me te dhe per te,qe do te thote se edhe "ndonje kercnim" nga librat e vizitoreve nuk do te duhej t'i benin pershtypje a po jo ?kercnime qe mund te shkruhen nga vende e kontinente te ndryshme te botes ,derisa ne anen tjeter jam i sigurte se ai perballet ēdo dite me kercnime fizike ne vendlindje,qe eshte realiteti i perditshmerise ne gjithe Kosoven.
Edhe une pajtohem me kete te dyten( se klienti juaj eshte trim ! ),sepse tek e fundit klienti i juaj ka rrezuar nje ish-sistem te tere shoqeror,ka fituar nje lufte ēlirimtare dhe ka mposhtur rivalet e tij politik ne tri pale zgjedhje lokale e si tashti kinse po u friguaka nga nje kercnues imagjinar qe edhe mund te kete shkarravitur diēka ne librin e vizitorve,qe per mendimin tim ka mund te jete ndonje qyqar,sepse une mendoj se,sikurse mikut ,ashtu edhe armikut ate qe ke ndermend t'ia thuash duhet thene ne sy.
Thashe tri pale zgjedhje,sepse klienti i juaj edhe ne zgjedhjet e para nuk do t'a kishte pase fare problem qe te zgjidhej si i pari i Kaēanikut por,ai si duket ka bere nje taktizim te mire dhe ka vleresuar me te drejte se nuk ka qene momenti i volitshem per te marre postin e kryetarit te Kaēanikut,sepse per te mbijetuar ne politike nuk do te thote te jesh politikan i "forte" ,por duhet te jeshe i forte ekonomikisht,gje qe ne vitet e para te pasluftes e ka arrite kete fale "aftesive menagjuese" te tija ne ekonomi (lexo postimin tend te pare "Biografia e Xhabir Zharkut"),ndersa "aftesit politike" do t'i vine ne pah edhe me shume kur te perfundoje edhe studimet per shkenca politike.Taktizim i mire!
Nė shkrimin e postuar me( lexo-14/13/2010 - 20:23 ...Para apo gjat zgjedhjeve te lira filloi nje fushate e ndyre ndaj meje ne kete faqe elektronike e cila mund te kete ēfardo emri e cila ne asnje menyre nuk e meriton emrin qe mban te Kacanikut.),ju konkludoni se,kjo faqe nuk e meriton t'a mbaje emrin qe ka (Kaēaniku), gjersa nje pershtypje krejt tjeter kishte paraardhesi juaj ( i te njejtit subjekt politik PDK ) (kliko foton) si dhe njė vleresim krejt tjeter nga ti,e gjejme edhe tek Zeri Ditor te muajit janar te vitit 2009 (kliko PDF,respektivisht shiko JPEG),me ēka mendoj se po ti lexoni keto pak deshmi dhe argumente qe pi i sjelli ne kete rast,do te mjaftojne qe te nderrosh mendimin rreth emertimit te faqes dhe do te kerkosh falje ne te njejten faqe ku edhe po shkruani koheve te fundit.
Per shkakun se,Agodi (lexo Nazif Reka),qenka perfshi ne fushaten zgjedhore,nuk te jep te drejte qe te konkludosh se,kjo faqe na qenka armiqesore ndaj teje.
Une mund t'ia jap voten Agodit,por asesi pse e perfaqeson nje subjekt politik ne kete rast AAK-ne,keshtu qe edhe ketu kalkulimet e tua politike kan qene te gabuara,nderkohe perderisa ju dy keni ferkime te nivelit institucional dhe (jo fizike),une jam shume indiferent,bile ne raste te veēanta ndoshta mund t'a mbaj anen edhe vete ty!
Me tutje,ti vazhdon me akuzen tjeter per faqen ne rrafshin e perēarjes:
citim"...qe kjo faqe duhet ti bashkon Kacanikasit e jo ti perqane ato...,
Atehere po te pyes,cilin shkrim autorial (perveē shkarravitjeve qe ndonjehere kan mund te depertojne ne guestbook) ke lexuar apo pare qe te mund te vertetosh qe kjo faqe po i ndaka qytetaret e Kaēanikut.
Jo zotni,keso tipare ndarese as nuk i kam pase e as nuk i kam,sepse pik se pari do te ndiesha i turperuar para dajve te mi,dhendureve te mi dhe shokeve te mi qe jan nga fshatrat e Kaēanikut,sikurse isha turperuar edhe prej kusherinjeve dhe shokeve te mi qe jan nga qyteti,prandaj perseri po e perdori sintagmen "se sulmi eshte mbrojtja me e mire",sepse duke me sulmuar mua ju tregoheni vete si perēares,duke i ndare qytetaret e Kaēanikut ne pionere te Titos dhe ne pionere te Enverit (lexo postimin tend 04/13/2010-22:28),por ne anen tjeter nuk mund te them se antagonizmat qytetar-fshatar i ke krijuar ti,ngase atehere do te beja nje padrejtesi te madhe ndaj teje,sepse keto antagonizma kan egzistuar edhe me heret,por qe i ke shfrytezuar me mjeshtri kete fatkeqesi apo ves te banoreve te komunes tone,ketu nuk dyshoj fare,siē nuk dyshoj se te njejten dobesi apo ves qe egziston ne komunen tone e kane shfrytezuar edhe kundershtaret e tu politik.
Zotni,ti mundesh te ndertosh edhe rruge edhe ura me material te ngurte,por ne kete menyre siē je duke u paraqite me shkrimet e tua po shkaterron rruget dhe urat shpirterore te njerzve,sepse po shihet ashiqare qe ne menyre perfide tenton te manipulosh me njerzit,derisa ne njeren ane thua per vetveten se nuk je komplotist (lexo- At 04/15/2010-19:33..."nje anetar i kryesis se AAK me con selam qe tja punesoj djalin dhe ai do te del publikisht ne PDK ")
ne anen tjeter me vete shembullin qe tregoni e qe e beni publik,ju vetem se filluat komplotin.A nuk eshte kjo nje lloj "marifetlliku" nga ana jote,perderisa me tutje vazhdon te shkruash ne faqen me emrin e pamerituar(gjithnji sipas teje)duke kerkuar qe te debatosh vetem me ata qytetar qe kane emra e mbiemra,dhe kur lajmerohen ata qytetare ti ben perzgjedhjen sipas takatit qe kane ata si p.sh. derisa me Murat Rudin me mjeshtri i ike debatit dhe e permbyll ate,ne naen tjeter shfaqe interesim dhe insiston te beshe debat me Kadri Doganin-Bandi,"Altinin nga Burreli" dhe me vizitore tjere anonim.
A nuk po duket kjo si "marifetllik" (manipulim me njerzit)?
Sa i perket fteses,qe te pime kafe se bashku ne zyren tende te falemnderoj.
Kafen me gjithe deshire do t'a pija me ty,por jo ne zyren tende,per te mos humbur kohen e vleshme gjate orarit te punes,prandaj po qe se je edhe ti i pajtimit,kafen mund ta pime ne nje nga lokalet hoteliere ku te gjitha karrigat jane te nje lartesie (dhe ato kafe di t'i paguajme prej xhepit tone,e jo nga fondi per sherbime dhe mallra... te komunes...).
Dhe krejt per fund zotni avokat (virtual),nese me te vertet ke nevoje per ndonje deshmi e cila do t'i ndihmonte klientit tuaj,lirisht me shkruani,si dhe po te jete nevoja me thene ndonje fjale te mire apo deshmi pozitive,une do te vi nga Belgjika (me shpenzimet e mia),vetem e vetem qe te shpetohet Institucioni i Kryetarit te Komunes,perndryshe do te ndihesha i turperuar sikurse mendoj se,te turperuar do te ndiheshin edhe te gjithe qytetaret e Komunes se Kaēanikut,nese e shpallin fajtor Kryetarin tone te Kaēanikut.
Me nderime
Remzi A.Reka
remzireka@gmail.com
Belgjike
P.S .
Vizitore dhe debatues te nderuar,per te pas nje pasqyre me te kjarte reth shkrimeve te postuara ne librin e vizitoreve htpp://www.kacaniku.be nga personi me nofkat,Xhabir Zharku Administrata , Administratori dhe Luftetari e te cilat jan derguar nga i njejti PC (The entry was entered from the Host with the IP: 82.114.68.146! ) perveē nje shkrimi te postuar poashtu nga administratori i cili shkrim eshte derguar nga nje PC tjeter (The entry was entered from the Host with the IP: 213.163.127.77! ) .
Prandaj une nuk mund ta di se cili,apo sa persona i kan bere postimet,sepse per ate pune nevojitet kohe dhe shpenzime shtese, por e di qe jan derguar nga i njejti PC . Te gjitha postimet jane te permbledhura ne nje html flete te cilat mund t'i lexoni ketu kliko
| |